Dje u raportua për një rast të rëndë që ka ndodhur në fshatin Livoç të Gjilanit, ku një grua dyshohet se bëri vetëvrasje. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku, teksa Policia tashmë ka nisur hetimet.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur edhe Oda e Infermierëve, pasi e ndjera Bedrana Hyseni, ishte infermiere e njësisë shëndetësore të burgut në Gjilan,
OIK-ja u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe kolegëve të të ndjerës
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili tha se 40-vjeçarja është gjetur tek penda e fshatit.