Një 19 vjeçar ka vdekur mbrëmë si pasojë e aksidentit që ndodhi mbrëmë në Veternik mes një veture e motoçikletës. Viktima ishte duke vozitur motoçikletën.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.
“Mbrëmë rreth orës 23:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në Veternik afër lagjes 038.Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës, mashkull, 19 vjeç, ka humbur jetën”, tha ai për Insajderin.
Ndërkohë, Borovci njoftoi se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.