E dhimbshme: Humb jetën tragjikisht deçanasi, e zuri lisi në mal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pobërgj të Deçanit, ku një person ka humbur jetën tragjikisht në mal, raporton Gazeta Sinjali. 

Sinjalizuesit thonë se bëhet fjalë për Beslim Tolajn, i cili vdiq para disa orësh, pasi dyshohet se e ka zënë lisi, derisa ishte në mal. 

Për vdekjen e tij kanë shkruar edhe familjarë e miq. “Para disa oresh morem lajmin e hidhur se tagjikisht ka humbu jeten djali i axhes Beslim Muharrem Tolaj. Per detajet e ceremonise se varrimit ju njoftojmë me vonë. Shpirti yt ne parajsë Lim!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *