E dhimbshme: Gruaja e cila vdiq në aksident sot para një jave e varrosi nënën

Mirvetja, që mbeti mbrëmë e vdekur në aksidentin e tmerrshëm në Podujevë derisa po vinte nga Sllovenia, para pak ditëve kishte qenë në Kosovë.

Ajo në vendlindje erdhi për ta varrosur nënën e saj. Me dhembje ishte nisur për në Slloveni për t’i marrë dy fëmijët e tjerë për të ardhur serish në Kosovë.

Për Nacionalen, familjarët e Mirvetës kanë dhënë detaje për këtë rast.

“Te djali kanë me intervenu tash në këmbë. Një vëlla, fëmijët e kanë këtu në Kosovë. Mirvetja, mesa jonë, që vdiq, si ka nja dhjetë ditë që nanen e ka shti në dhe. Para një jave ka shku për me i marrë dy fëmijët e tjerë në Slloveni, i thanë familjarët e Mirvetës gazetës.

Ndërkohë, trupat e pajetë të viktimave të moshave 36 dhe 35-vjeçare, me urdhër të prokurorit, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *