E dhimbshme: Gazetarja përlotet, tregon se çka i tha nëna e vajzës 7-vjeçare që vdiq në Himarë…

Dje në Himarë të Shqipërisë ndodhi një tragjedi. Një vajzë 7-vjeçare u vra nga një person që po voziste një skafë në det.

Kjo ngjarje ka shokuar Shqipërinë, shkruan Neutral.al

Një nga dëshimtarët e kësaj tragjedie ishte gazetarja, Esmeralda Keta. Ajo ka treguar fjalët e nënës së 7-vjeçares.

“Pasi trupi i vajzës u larguar, pothuajse çdo aktivitet këtu u pezullua. Muzika u fik, restorantet u mbyllën dhe… është emocionuese(përlotet). Më ka mbetur në mendje fytyra e nënës së asaj vajzës që në një moment kaq të rëndë që unë vajta për ta ngushëlluar, ajo gjeti kurajo për të më thënë mua, shijojeni fëmijët, mos e lini të ju marr përditshmëria, unë e humba timin, shijojeni fëmijët”, thotë gazetarja Keta./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *