E dhimbshme: Flasin familjarët e 22-vjeçarit që u vra në Podujevë

Therja me thikë, që dyshohet se ndodhi për një mosmarrëveshje në komunikacion, qe fatale për 22-vjeçarin Amir Zhegrova nga Sibovci i Podujevës.

Personi që dyshohet se kreu aktin, u identifikua, por sipas Prokurorisë Themelore të Prishtinës, është ende në kërkim.

Ngjarja e papritur i shokoi familjarët, të cilët të martën hapën të pamën për djalin që prisnin t’u shkojë në Gjermani.

Axha i viktimës, Haki Zhegrova, tha se me të dyshuarin nuk patën kurrë probleme, vetëm i kishin të njohur si bashkëvendas.

Televizioni shkoi edhe ne fshatin Sveqël ku jeton i dyshuari, por policia që po e ruante shtëpinë nuk lejoi kontaktin me familjen.

Veç këtu, zyrtarët policorë të martën ishin sërish edhe te vendi ku ndodhi rasti. Ata në lokalin që gjendet këtu sekuestruan kamerat e sigurisë të cilat filmuan krejt ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *