E dhimbshme: 29-vjeçari i vrarë në Malishevë la pas vetes dy fëmijë dhe gruan shtatzënë

Një 29-vjeçar ka mbetur i vrarë sot rreth orës 13:30 në fshatin Balincë të Komunës së Malishevës. GazetaDemos gjatë gjithë ditës ë ka raportuar në lidhje me këtë rast, ndërsa detaje të reja kanë dalur edhe në orët e mbrëmjes.

Viktima me inicialet Sh.K dyshohet se është qëlluar me një plumb në pjesën e kraharorit, i cili ka rezultuar me fatalitet për qytetarin nga fshati Terpezë me banim në fshatin Bubavec.

Para se të ndodhte ky rast, për Nacionalen banorët kanë treguar se ka pasur një rrahje mes dy familjeve ,e që arsyeja dyshohet se është një borxh.

I dyshuari për vrasje sipas banorit i cili ka dashur të jetë anonim, i ka pasur borxh viktimës, e që ky i fundit ka insistuar që t’ia marr paratë atij.

Pas rrahjes që kanë pasur, në fund ka rezultuar vrasja e që vetura e viktimës ka mbetur në vendngjarje.

Lidhur me rastin, Policia tashmë ka arrestuar katër vëllezërit Gashi, Kastriotin, Fatmirin, Xhavitin dhe Asdrenin, të cilët janë shoqëruar në stacion policor, ku edhe po kryhen procedurat e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Përveç tyre, si persona të dyshuar janë edhe vëllezërit e viktimës, Qendrim Krasniqi, Labinot Krasniqi dhe Dardan Krasniqi, të cilët po ruhen nga Policia, në shtëpinë e tyre në Bubavec.

Njësitet policore kanë kryer edhe bastisje, teksa është sekuestruar një armë zjarri dhe një automjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *