Albina Kelmendi bashkë me familjen e saj do të përfaqësojnë Shqipërinë në festivalin “Eurovision 2023”.
Kënga përfaqësuese mban titullin “Duje” dhe teksa e sollën të shoqëruar me videoklip, ata tashmë kanë lançuar edhe versionin akustik të saj.
Kujtojmë që në një prezantim për përfaqësuesit e këtij viti të Shqipërisë, Eurovision e quajti pjesëmarrjen e tyre si të veçantë.
“Një çështje e vërtetë familjare nga Shqipëria këtë vit me Albinën, nënën e saj, babanë, vëllanë dhe motrat. Të gjithë duke u ngjitur në skenë në Liverpool”, shkruhej në postimin e publikuar në Facebook nga faqja zyrtare e Eurovision-it.
Kliko në link për videon.
https://www.instagram.com/reel/CrQnMSHqWOp/?igshid=YmMyMTA2M2Y=