Familjes së heroit të kombit, Agim Ramadani-Katana, i është shtuar një anëtar i ri familjes.
Gruaja e heroit, Shukrije Ramadani ka bërë të ditur lajmin e ëmbël sot në mëngjes se familjes së tyre i është shtuar një nip, shkruan Neutral.al.
Emrin nipit të heroit kombëtar ia kanë vënë, Gjergj.
“Sot u shtua familja jonë edhe me një trim, Gjergj Ramadani,mirëseerdhe në këtë shekull. Paç guximin e të parëve tu,memçurinë dhe trimërinë e gjyshit tënd dhe dashurinë e babit,mamit dhe tërë familjes që do të mbështesin drejt rritës së mbarë e të lumtur”, thuhet në urimin e ëmbël të saj./Neutral.al/