Dy të rinj nga Kosova arrestohen, dyshohet se planifikuan sulm terrorist

Dy të rinj me origjinë nga Kosova, një burrë dhe një grua, janë  ndaluar nga policia italiane, pasi dyshohet se janë trajnuar për të kryer një sulm me mjete shpërthyese në Itali, në emër të organizatës terroriste të Shtetit Islamik.  

Të dy janë ndaluar nga karabinierët e Ros dhe Gisit më 15 qershor, pas një urdhërese nga Prokuroria Publike e Trentos, derisa sot është bërë e ditur për arrestimin e tyre, shkruan Repubblica.

Hetimet policore zbuluan se të dyshuarit mund të ishin trajnuar për të kryer akte të dhunshme dhe do të kishin planifikuar të kryenin një sulm me mjete shpërthyese në Itali, në emër të organizatës terroriste të Shtetit Islamik (IS).

Vetëm për burrin është vendosur masa e paraburgimit në arrest shtëpie, me detyrim byzylyk elektronik.

Pas kryerjes së sulmit, të dy duhej të largoheshin në Afrikë për t’iu bashkuar organizatës terroriste islamike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *