Dyvjetori i presidentes | S’dihet nëse Osmani e mësoi frëngjishten, në një video në rrjete sociale ishte bërë sikur po e mësonte

“A thuhet ‘ensomble’ a ‘ansàmble’?”, e pyeste presidentja Vjosa Osmani mësuesen e saj të frëngjishtes, e cila prej 3-4 ditësh kishte filluar misionin e vështirë që t’ia mësojë këtë gjuhë të parës së shtetit.

Por, që nga ajo kohë, Osmani nuk na ka treguar më asgjë se si po shkon kursi i saj i frëngjishtës, nëse ka avancuar sadopak apo e ka lënë fare këtë punë.

Bota e rrjeteve sociale nuk është një botë reale. Në të shumtën e rasteve, personazhet e saj nuk janë ashtu edhe në realitet.

Siç duket, edhe e para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, nuk është imune ndaj këtij fenomeni. Por, Osmani, ndryshe nga të rinjtë e të rejat që i mbushin postimet e tyre me filtera zbukurues, nuk e nderon postin e Presidentes duke u sjellur si ata apo ato.

Në korrik të vitit 2021, presidentja Osmani e kishte publikuar në rrjetet sociale një video nga kursi i saj i mësimit të gjuhës frënge.

Me fjalët që ajo kishte arritur të mësojë kishte bërë edhe urimin e Ditës së Bastijes, festë kombëtare franceze.

Një urim të tillë ajo nuk e kishte bërë në frëngjisht, një vit më vonë, në vitin 2022, për ta parë avancimin e saj në mësimin e frëngjishtes. Që nga korriku 2021, Osmani nuk është dëgjuar më duke folur frëngjisht. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *