Dyshohet se gruaja e helmoi burrin me pestil, dërgohet në QKUK

Policia e Kosovës ka nisur hetimet ndaj një gruaje në fshatin Dashevc të Skenderajt, nën dyshimet se e ka helmuar bashkëshortin e saj përmes ushqimit. Rasti u zbulua pasi viktima u dërgua në spital, me ç’rast zyrtarët policorë morën një deklaratë nga ai, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve nga Emergjenca ku burri u dërgua për trajtim, i njëjti e ka akuzuar gruan e tij se i ka hedhur diçka në pestil, xhemin e kumbullave që e kishte ngrënë për ta helmuar, pasi nuk i kanë raportet e mira mes vete.

Pas denoncimit të tij, Policia ka shoqëruar të dyshuare në në stacion policor, ku është intervistuar në lidhje me rastin. Ndërkohë, Sinjali mëson se pestili që ka ngrënë viktima është dërguar në laborator, që të konfirmohen ose jo pretendimet e viktimës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Ndotja e artikujve ushqimor qe përdoret nga njerëzit , apo nga kafshët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *