Dyshohet edhe për disa sulmues të vrarë në Banjskë të Zveçanit

Shkëmbimi i zjarrit në mes të Policisë dhe grupit të armatosur deri në “fyt” mëngjesin e sotëm në veri të vendit, dyshohet se ka rezultuar edhe me të vrarë nga ana e sulmuesve. Kështu kanë bërë me dije sinjalizues të Sinjalit nga veriu dhe një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga organet e sigurisë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se edhe një sulmues është vrarë në Banjskë të Zveçanit.

Deri më tani, Policia ka konfirmuar vrasjen e njërit prej sulmuesve.

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër i plagosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *