Dyshimet se parashutistë serbë u hodhën afër kufirit me Kosovën, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim ku përmes kësaj ata kanë treguar se nuk kanë hasur në parashutistët nga Serbia për të cilët pretendohet se kanë hyrë në Kosovë, konkretisht në rajonin e Podujevës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprimet policore, drejt informimit dhe bashkëpunimit me KFOR-in.

“Policia e Kosovës  ka pranuar një informacion lidhur me dyshimet se disa parashutiste nga Serbia dyshohet se janë lëshuar në zonën kufitare të Kosovës, konkretisht në rajonin e komunës së Podujevës. Policia e Kosovës me njësitet e saja në terren, menjëherë ka patrulluar në atë zonë, e po ashtu e ka kontaktuar edhe personin i cili ka dhënë informatat fillestare. Lidhur me këto informacione Policia e Kosovës nuk ka hasur në parashutistë, përderisa është duke ndërmarrë veprimet e saja policore, drejt informimit dhe bashkëpunimit me KFOR-in”, tha Kelani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *