Një person është gjetur pa shenja jete, të martën, në shtëpinë e tij në Prishtinë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.
Ndërkaq një ditë më parë, raportohet se edhe një tjetër është gjetur pa shenja jete , i cili po ashtu është dërguar për obduksion.
“Raportohet se në shtëpinë e tij ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe një ekip mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
“Raportohet ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe një ekip mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raport.