Dje pasdite në rrugën ‘Afrim Zhitia’ në qytetin e Mitrovicës, një person është përballur me dy persona të cilët dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se një 53-vjeçar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare, pasi kishte shkuar atje në gjendje të rëndë si pasojë e lëndimeve të marra nga sulmi.
Ai ka denconuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se derisa ishte duke ecur, dy persona e kanë sulmuar dhe e kanë rrahur keq.
53-vjeçari ka arritur që t’i identifikojë personat e dyshuar dhe bëhet fjalë për dy të rinj të moshave 20 dhe 17-vjeç. Të njëjtit janë në kërkim nga Policia.
Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ‘Lëndim i rëndë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.