Diten e Dielë, në dy raste të ndara janë arrestuar dy persona për dhunë në familje. Rreth orës 19:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt është një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj, konkretisht Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin B.M (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje e kishte sulmuar bashkëshorten e tij D.M (F/K) e moshës 32 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore, e cila më pas kishte pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, rreth orës 21:00 është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje në rrugën ‘’Safet Berisha ‘’ në Ferizaj. Sektori Rajonal i Dhunës në Familjje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin I.T (M/K) i moshës 25 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje, i kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike motrës së tij S.T (F/K) e moshës 28 vjeçare.