Dy qenë të humbur gjenden brenda stomakut të pitonit të gjatë 6.7 metra

Një gjarpër i përmasave të mëdha, me dy qenë brenda stomakut të tij, është kapur në veri-lindje të Tajlandës, shkruan Metro.

Pitoni i gjatë 6.7 metra u gjetë me barkun e tij të fryrë dhe banorët besojnë se ai jetonte duke gjuajtur kafshët shtëpiake.

Zvarraniku ishte vërjetur me 9 korrik në provincën Sisaket pranë disa objekteve të braktisura të ndërtimit.

“Ishte një nga gjarprinjtë më të mëdhenj që kemi parë”, tha një banor i zonës.

Një fshatar tha se një burrë ishte duke i kërkuar dy qentë e tij të humbur, të cilët me shumë gjasë janë brenda stomakut të gjarprit.

“Brenda gjarprit ishin dy qenë dhe ne besojmë se ishin qentë e humbur”, tha banori.

Pitoni u gjetë lehtë për shkak të madhësisë së tij dhe ai kishte vështirësi të lëvizte për shkak të ushqimit të tij të fundit.

Videon e gjeni tek linku më poshtë:  

https://metro.co.uk/video/embed/2731605

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *