Dy nxënës të shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë janë goditur nga rryma elektrike.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën George Bush në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin”, tha Ahmeti