Dy mërgimtarë njëri nga Klina e tjetri nga Malisheva ndihmojnë çdo vit rreth 500 familje me pako ushqimore

Nuk janë të pakta rastet kur bashkëatdhetarët tanë ndihmojnë familjet në nevojë në vendin tona.

Një rast i veçantë është pasi dy mërgimtarë kanë bashkuar forcat për t’i mbështetur rreth 500 familje në Kosovë.

Jeton Tafilaj nga Komuna e Klinës dhe Kastriot Krasniqi nga komuna e Malishëvës kanë ndihmuar së fundi afro 500 familje me pako ushqimore dhe miell.

Ne jemi dy shokë, që marrim gjithmonë aksione dhe i ndihmojmë rreth 500 familje me pako ushqimore dhe me miell”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.

Ai ka thënë se qëllimisht nuk i postojnë fotografitë e atyre që i ndihmojnë në rrjete sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *