Banorët e BBV folën për disa minuta më një prej familjarëve të tyre për të marrë aprovimin e tyre rreth qëndrimit në formatin televiziv.
Këngëtari Luiz Ejlli e përdori këtë telefonatë për të biseduar me nënën e tij e cila ndodhet në Amerikë.
Nëna e artistit i tha se ajo dhe familja janë mirë duke e inkurajuar që të vazhdojë siç ka nisur këtë aventurë ndërsa u shpreh se ata ndihen krenarë për të.
“Luiz si je nënë, ne jemi të gjithë mirë, jemi krenar për ty, ti vazhdo siç je duke vazhduar, ëndrra duhet të vazhdojë, na ke bërë krenarë, njerëz të mirë e të këqij ka gjithkund, por me bekimin e Zotit dhe lutjen e babës dhe mbështetjen e gjithë shqiptarisë mbaje premtimin që e ke dhënë”, ka thënë nëna e shkodranit.