Dugolli: Policia nuk kërkon leje nga KFOR-i, opozita po i keqinterpreton deklaratat e Stoltenbergut

Duke komentuar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për koordinimin e veprimeve të Policisë së Kosovës në veri të vendit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka theksuar se Policia nuk ka nevojë për leje nga askush, pasi është e mandatuar me ligj që të zbatojë ligjin në të gjithë territorin e Kosovës. Dugolli gjithashtu ka kritikuar oponentët politikë të opozitës që sipas tij, keqinterpretojnë deklaratën e Stoltenbergu.

Duke komentuar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për koordinimin e veprimeve të Policisë së Kosovës në veri të vendit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka theksuar se Policia nuk ka nevojë për leje nga askush, pasi është e mandatuar me ligj që të zbatojë ligjin në të gjithë territorin e Kosovës. Dugolli gjithashtu ka kritikuar oponentët politikë të opozitës që sipas tij, keqinterpretojnë deklaratën e Stoltenbergut.
“Në përputhje me përkushtimet e Prishtinës më 2013, çdo angazhim i forcave të sigurisë së Kosovës në veri kërkon negocimin me KFOR-in. Ne presim konsultime për secilin veprim të forcave policore të Kosovës që mund të ketë ndikim në siguri”.

Kjo ishte deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit më presidenten, Vjosa Osmani, gjatë ditës së enjte, ku u diskutua për procesin e dialogut dhe procesin e shtensionimit të situatës në veri të Kosovës.

Kështu duke komentuar këtë deklarim të Stoltenbergut deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka theksuar se Policia e Kosovës nuk kërkon leje, pasi ajo është e mandatuar me ligj që të zbatojë ligjin në të gjithë vendin dhe se “nuk pret” që Stoltenbergut të thoshe se policia (njësia speciale) duhet të marrë leje për të vepruar në veri.

“Policia e Kosovës nuk kërkon leje nga askush. Ajo është e mandatuar më ligj që të zbatojnë ligjin dhe detyrat e policisë së Kosovës janë shumë të qarta dhe as që e ka thënë dhe nuk pre që ta thoi dikush këtë fjalë”, ka thënë Dugolli në RTV Dukagjini.

Dugolli, gjatë bisedës në studio ka kritikuar edhe oponentët politikë të opozitës, të cilët sipas tij, po i keqinterpretojnë deklarimet e Stoltenbergut.

“nuk u befasova (nga deklarata e Stoltenbergut) po e shoh që deklaratat e tij po keqinterpretohen nga disa oponentë të opozitës, unë kisha dashtë të them se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nuk tha diçka të re në drejtim të asaj që po pretendohet. Thjesht kemi një situatë në të cilën Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk mund të kalojë andej pa miratimin e mandat të KFOR-it… Fjala koordinim nuk bën të shtrembërohet dhe të interpretohet diçka që ai nuk e ka thënë, koordinimi është koordinim por nuk është assesi pengesë, dhe ashti si po interpretojnë disa oponentë politikë që po thonë se goja ai ka thënë që duhet të merret leje. I vetmi institucion ligjzbatues në të gjithë Republikën e Kosovës është Policia e Kosovës, e cila ka mandat, ka obligime ligjore për zbatimin e ligjit në të gjithë territorin e Kosovës”, ka shtuar Dugolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *