Zakonisht befasitë në tregun e muzikës tonë bëhen gjatë verës, por këtë herë duket se edhe dimrit temperaturat do të jenë shumë të nxehta me këngët që do të vijnë.
E një prurje e re u konfirmua mbrëmë.
Këngëtarja e njohur Shkurte Gashi është bërë bashkë me Burakun për të sjellur një baladë por që do të jetë shumë e ndjeshme në lirikën e saj ku do ti këndohet ndarjes. Të paktën kështu kanë treguar ata që e kanë dëgjuar deri më tani këtë projekt që nuk do të vonoj shumë deri në publikimin e saj.
Përpos dy zërave që janë kombinuar goxha mirë në këtë këngë, magjinë e saj i’a ka dhënë edhe producenti Bini Nebihu i cili baladat i ka specialitet.
Numërimi prapa ka filluar për këtë bashkëpunim që do të na shoqëroj goxha gjatë./Neutral