Drita zyrtarizon Ramadanin, jep detaje për marrëveshjen

Edhe zyrtarisht, Zekirja Ramadani është trajner i ri i Dritës. Skuadra gjilanase ka njoftuar se marrëveshja vlenë deri në fund të sezonit, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

“Kemi knaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me trenerin shkupjan Zekrija Ramadani.
Ramadani është trener i njohur në futbollin kosovar, i cili ka fituar trofe me ekipet paraprake dhe me kënaqësi ka pranuar ofertën e klubit.
Klubi dhe Zeka kanë nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2024/25, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.
Mirë se vjen Zeko” thuhet në njoftimin e Dritës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *