Për rastin e rëndë të ndodhur gjatë javës së kaluar në Spitalin e Pejës, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, e ka hedhur përgjegjësinë te kryeministri Albin Kurti.
Dreshaj, i cili është edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi, ka thënë se menaxhimi i dobët në shëndetësi po prodhon skena të ngjashme me filma horror.
“Përgjegjësia është te kryeministri!”, ka përfunduar Dreshaj.
Një foshnje e cila kishte lindur pa shenja jete në Spitalin e Pejës javën e kaluar, dyshohet se është futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë.
Lidhur me këtë rast Spitali ka njoftuar mbrëmë se janë suspenduar shtatë punonjës.