Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, e ka quajtur Qeverinë aktuale të Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, qeveri të eksperimenteve.
Në një konferencë për media, Dreshaj ka numëruar dështimet e Qeverisë, që, sipas tij, kanë ndodhur në shëndetësi, duke përmendur ikjen e personelit shëndetësor nga vendi.
“Qeveri e eksperimenteve dhe me riciklim të personave pa ndonjë performancë, në secilin dikaster menaxherial. Po ndalem pak tek shëndetësia. Ikja e personalit shëndetësor nga Kosova (640 infermierë vitin e kaluar, 104 mjekë për 3 muaj) (kushtet e punës, paga, shkollimi specialistik), Ligji i pagave si mos më keq, në Kushtetuese”.
“Mungesë e Ligjit për shëndetësi, asnjë veprim për sigurimet shëndetësore, mungesa e barnave esenciale, Lista e pritjeve në rritje, trajtimi jashtë vendit me borxhe milionëshe, edukimi specialistik dhe subspecialistik, pa partner strategjik, mungesa e trajnimeve të vazhdueshme ai pjesë e punës për çka krijohen shpenzime duke i kryer jashtë Kosovës, asnjë veprim për Sistemin Informativ Shëndetësor, dështim në reformën e sistemit shëndetësor, menaxhmenti me UD, sekretari i MSh-ud kryetar i Bordit te ShSKUK”, ka deklaruar Dreshaj.
Dreshaj tregoi objektivat e Aleancës për të dalë nga kjo situatë.
“Objektivat e Aleancës. Shëndetësia prioritet qeveritar (përkushtim dhe buxhetim). Masat parandaluese që mjeket mos të shkojnë jashtë vendit. Ligji i pagave ku përfshihen mjeket dhe gjithë punëtoret shëndetësor. Sigurimet Shëndetësore. Parandalimi i mjekeve nga shtetet jashtë Kosovës, që të kryejnë veprimtarit e tyre pa u regjistruar në Odën e Mjekëve. Kjo veç është duke ndodhur tash e një kohë. Decentalizimi i SHSKUK-së. QKUK-ja të jetë Institucion i veçantë, edhe vijë buxhetore, kurse SHSKUK të menaxhojë shërbimet administrative të spitaleve regjionale”, ka theksuar Dreshaj.