Komuna e Dragashit prinë nga të gjitha komunat në Kosovë me pabarazinë më të madhe në shpërndarjen e buxhetit në paga.
Vetëm 17.2% e buxhetit në total në Dragash shpërndahet tek gratë.
E dyta ne rënditje është komunat e Skënderajit që shumë pak nga buxheti ndahet për gratë.
Tri komunat e udhëhequra nga LDK-ja, Fushë Kosova, Prishtina e Peja qëndrojnë më së miri në këtë aspekt. 67.6% e buxhetit në Fushë Kosovë shpërndahet për gratë, ndërsa në Prishtinë 64.4%.
Të dhënat janë publikuar nga Insituti GAP.