Një 25-vjeçar, i dyshuar për vrasje të një 22-vjeçari nëpërmjet therjes me thikë, në Gllamnik të Podujevës është ndaluar 48-orë nga Policia e Kosovës.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë policia me anë të një njoftimi për media, duke thënë se i dyshuari është dorëzuar në polici, shkruan lajmi.net.
“Pas një pune të intenzive hetimore, policia ka arritë që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhë me datën 12.09.2022 në fshatin Gllamnik të Podujevës”, thuhet në njoftim të policisë.
“Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij nga ana e policisë, kanë bërë që personi i dyshuar O.Zh. mashkull 25 vjeç, sot të dorzohet në polici”.
“Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, përfundon njoftimi.