Artistja e njohur shqiptare, Amarda Arkaxhiu është treguar gjithmonë diskrete për jetën personale.
Në një intervistë ajo rrëfeu se është divorcuar nga ish-bashkëshorti me të cilin ka edhe një djalë 9-vjeç dhe se tani ka dikë tjetër në jetën e saj.
Kemi mbetur miq të mirë dhe prindër të djalit. Por që do vazhdoja dhe unë jetën time, sepse ndonjëherë janë këto paragjykimet që femra kur ndahet nuk duhet të martohet më. Por unë them që nuk duhet ta mbylli veten se çdo njëri ka fatin e vetë.
Divorcin e kërkoi ai se nuk ndihesh i dashuruar, vetëm më respektonte si nënën e djalit të tij. Ai ishte irlandez që janë si shqiptarët, ata duan dikë për shtëpi, unë kisha karrierën time sepse unë këngën e bëj për pasion jo vetëm për anë monetare. Nuk mund ta lija këngën, se e kam filluar që 3 vjeç”-tha ndër të tjera artistja.