Një nga këngëtaret më të dashura të publikut, Donjeta Morina sot ka humbur një nga njerëzit më të dashur.
Artistja përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se gjyshi i saj është ndarë nga jeta.
“Lamtumirë gjysh. Do të jetoj me mall se në këtë jetë s’do rrimë më bashkë. Kujtimi për ty, fjalët, veprat tua do të jenë të pavdekshme.” – shprehet Donjeta në postimin e bërë në Instagram./Neutral