Donika Gërvalla merr mbështetje nga Letonia për aplikimin e Kosovës

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka takuar homologun e saj nga Letonia, Krišjānis Kariņš, shteti i të cilin mban aktualisht Presidencën e Këshillit të Evropës.

Ajo tha se me të diskutoi për aplikimin e Kosovës në KiE dhe për sigurinë në rajon, derisa tha se ka kërkuar sanksionimin e Serbisë.

“Mirënjohës për bisedën e hollësishme me ministrin e Jashtëm të Letonisë Krišjānis Kariņš. Diskutuam për aplikimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe çështjet thelbësore të sigurisë në rajon. U kërkua për veprime kolektive, përfshirë sanksionet e BE-së, në përgjigje të agresionit të Serbisë kundër Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.

Për këtë takim ka njoftuar edhe ministri i Letonisë.

“Takim kuptimplotë me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla. Temat kryesore të diskutimit – situata e sigurisë rajonale dhe aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës. Letonia mbështet aplikimin e Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *