Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, i cili moderohet nga Romeo dhe Donald Veshaj e këtë sezon të dytë deri më tani kanë pasur shumë sukses me puntatat e zhvilluara.
Faqja zyrtare e “Më lër të flas” në Instagram ka publikuar trailer-in e episodit të ri, duke na treguar kështu se kush do të jenë të ftuarit e kësaj të shtune.
Episodin e sotëm një nga të ftuarat do të jetë Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës dhe njëkohësisht konkurente në spektaklin “Dancing with the Stars”. Natën e djeshme në ‘DWTS’ duket se nuk shkoi dhe aq mirë për Sarën dhe Luixhinon, pasi juria nuk e vlerëroi shumë mirë dhe morën mjaft kritika për kërcimin e tyre dhe u shprehën se prisnin më shumë nga Sara. Vetëm pak më parë Donaldi ka postuar në Instastoryn e tij një foto të Sarës nga puntata e ‘Më lër të flas’, ku bukuroshja duket duke qeshur, shumë e lumtur dhe pozitive dhe me një mënyre ka mbështetur Sarën dhe ka ‘thumbuar’ jurinë e ‘DWTS’ për energjinë negative që përcjellin ndaj konkurentëve.
Kjo është fytyra që juria kërkon që Sara të bëj te ‘Dancing with the Stars’, por që ajo e bën vetëm tek ‘Më lër të flas’. Sepse energjiaaa ka të thotë shumë laleee
Nata e djeshme në ‘DWTS’ duket se nuk shkoi dhe aq mirë për Sarën dhe Luixhinon, pasi juria nuk e vlerëroi shumë mirë kërcimin e tyre dhe u shprehën se prisnin më shumë nga Sara.
E normalisht që kjo gjë e ka mërzitur Sarë, e cila pas performancës dhe vlerësimit të jurisë ka postuar një foto të saj, ku shfaqet e mërzitur dhe u ka kërkuar ndjekësve të saj që ta votojnë dhe ta çojnë në gjysëmfinale dhe shkruan disa fjalë drejtuar atyre.