DOKUMENT | Të enjten Kosova dorëzon aplikimin për anëtarësim në BE

Më 15 dhjetor Kosova do ta dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimit Evropian dhe se për këtë çështje, atje po qëndron zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

RTK thotë se ka siguruar edhe dokumentin zyrtar që arsyeton aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, i hartuar në nëntor 2022, pjesë të të cilit ka i ka publikuar.

Dokumenti fillon me një rezyme të rrugës së Kosovës të nisur gati dy dekada pasi Këshilli Evropian në Selanik, premtoi perspektivë evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas tyre, aty tregohet se nga ajo kohë, Kosova mbetet i vetmi vend që ende nuk ka aplikuar për anëtarësim në BE.

“Pavarësisht kësaj, anëtarësimi në BE mbetet një objektiv strategjik për vendin, siç dëshmohet nga angazhimi i fortë i qeverisë për të ndërmarrë reforma kyçe si pjesë e Agjendës së Reformës Evropiane”, shkruan në këtë dokument.Më tej shkruan se ekziston një konsensus i gjerë në të gjithë spektrin politik dhe qytetarët, në favor të anëtarësimit të Kosovës në BE, e që bazuar në sondazhet rajonale, ato tregojnë nivelin më të lartë të mbështetjes nga popullata e përgjithshme që është në 94% pro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *