‘Do t’ju mbys’: Motra kërcënon vëllaun dhe anëtarët tjerë të familjes, kërkon t’ia…

Kanë nisur hetimet nga Prokuroria Themelore në Gjilan për një rast të dhunës në familje që u raportua gjatë ditës së djeshme, nga një person, i cili e denoncoi motrën e tij për kanosje e dhunë ndaj gjithë familjes.

Siç mëson Sinjali, konflikti që nisi e dyshuara me familjen e saj, sipas informatave të para lidhet me pasurinë, pasi sipas saj, asnjë anëtar i familjes nuk ka ‘hise’. Me këtë pretekst, ajo i kërkoi familjes që t’ia lëshojnë shtëpinë, duke i kërcënuar se do t’i mbys.

E dyshuara G.H., sipas familjarëve që disa vite po u shkakton dhunë, prandaj përballë kësaj situate ata kanë vendosur që të kërkojnë ndihmë, duke e denoncuar në Polici.

Si rezultat i raportimit të rastit, Policia është vënë në veprim dhe ka shoqëruar të dyshuarën në stacion policor, me ç’rast pas intervistimit është ndaluar për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *