Pak ditë më parë, gjatë transmetimit “live” të “Big Brother Kosova” Jonida Vokshi konfirmoi lajmet që qarkullonin në mediat rozë se ishte shtatzënë për herë të dytë. Kështu, moderatorja e njohur dhe partneri i saj, Besnik Krapi pritet të bëhen sërish prindër, ndërsa dy vite më parë u bekuan me një vajzë, Emin.
E ndërkohë që Jonida ka ndarë së fundmi fotot e para në Instagram-in e saj ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, burime për “Prive” kanë bërë me dije edhe gjininë e bebes që do të vijë në jetë. Sipas tyre bëhet fjalë për një djalë, cka do të thotë se Emi do të bëhet me një vëlla të vogël.
Megjithatë do na duhet të presim si gjithmonë për konfirmimin e vetë Vokshit, e cila deri më tani nuk ka zgjedhur që ta konfirmojë lajmin. Sido që të jetë, shumë urime Jonida&Besnik! /News31