Debati mes Olta Gixharit dhe Gent Hazizit është rindezur sërish ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother”, këtë hetë me tone më të ashpra e me epitete që deri më tani nuk ishin dëgjuar mes tyre.
Një debat i mbartur prej ditëve të shkuara në fakt, i diskutuar edhe në Prime, këtë herë ka rinisur për shkak të larjes së enëve në shtëpi e është zhvilluar edhe më shumë, deri në pikën që Gixhari ka paralajmëruar daljen nga shtëpia.
Kështu, fillimisht debati ndodhi në kuzhinë, mes hatërmbetjeve të vjetra dhe zhvillimeve të reja.