Do fejohet me Dj Pm gjatë verës? Sarah Berisha shuan kureshtjen e të gjithëve

Sarah Berishën dhe Dj PM, janë një nga çiftet që u njohën brenda ‘Big Brother’ e po e jetojnë romancën edhe jashtë shtëpisë. Pyetjes se kur do martohen apo fejohen, nuk i kanë shpëtuar kollaj, pasi ndjekësit po i krahasojnë me Einxhel Shkira dhe Dj Dagz që tashmë janë bërë prindër të një djali.

Në një seri pyetje-përgjigje të realizuar në Instagram, Sara është pyetur sot nëse kanë në plan të fejohen në verë. Ajo ka treguar se puna e Dj Pm është faktori kryesor që i pengon.

“Unë në verë lutem ta takoj PM, sepse ai aq i zënë është sa ne gjatë verës nuk na bie as të shihemi shumë për shkak të koncerteve. E jo më për fejesë. Nuk kemi menduar asgjë. Të paktën këtë vit jo. Nuk i dihet, por për momentin nuk e kemi menduar, as nuk e kemi diskutuar si gjë.”-ka zbuluar Sarah.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *