Djegia e veturave në veri: 36-vjeçari i arrestuar dyshohet edhe për sulmin ndaj zyrtarëve policorë 

Një person është arrestuar nën dyshimet për zjarrvënien e veturave të serbëve lokalë në komunat veriore të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar tashmë edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili bëri të ditur se i dyshuari është i moshës 36-vjeçare dhe i njëjti ishtë në kërkim mbi dyshimet se ishte i përfshirë në disa vepra penale.

Sipas Kelanit, i dyshuari dyshohet se ishte përfshirë edhe në sulmin me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës, ku si pasojë kishin mbetur të plagosur dy zyrtarë policorë.

“Lidhur me këtë rast kundër tij ishte ngritur kallëzim penal për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, tha ai.

I njëjti, gjithashtu është i dyshuar  edhe për djegien e veturave në rajonin e Zubin Potokut, të cilat ishin regjistruar në targa të Republikës së Kosovës.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia e Kosovës, në vazhdën e luftës kundër krimit të organizuar, parandalimit të veprave kriminale dhe arrestimit të kryerësve të veprave penale, ka arrestuar një person të dyshuar, i cili kërkohej mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në disa vepra penale.

Arrestimi i të dyshuarit mashkull kosovar i nacionalitetit serb (M. B. 1987), është kryer sot rreth orës 17:00, pas hetimeve intenzive të kryera nga njësitet relevante policore.

Personi i dyshuar, tanimë i arrestuar dyshohej për përfshirje në rastin e sulmit me armë zjarri ndaj njesisë së Policisë së Kosovës, ku si pasojë dy zyrtarë policor kishin pësuar plagë nga arma e zjarrit.

Lidhur me këtë rast kundër tij ishte ngritur kallëzim penal për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

I njejti, gjithashtu është i dyshuar  edhe për djegien e veturave në rajonin e Zubin Potokut, të cilat ishin regjistruar në targa të Republikës së Kosovës.

Të gjitha veprimet e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *