Së paku gjashtë persona raportohet se janë dërguar në spitalin e Pejës, pas zjarrit të madh që ndodhi mëngjesin e sotëm në objektin e ELKOS-it.
Kjo është konfirmuar edhe nga Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.
“6 persona janë paraqitur që kanë probleme me frymarrjen”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ndryshe, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur për Sinjalin se në vendin e ngjarjes janë edhe zjarrfikësit të cilët po përpiqen ta lokalizojnë zjarrin.