Dje Luana Vjollca erdhi në bashkëpunim me Mc Kreshën që titullohet “Nuk o ka ma qet”.
Menjëherë pas lansimit të projektit ‘shpërthyen’ komentet pozitive dhe projekti u pëlqye shumë nga publiku, shkruan gazeta Neutral.
Edhe kjo këngë si çdo tjetër përcjell një mesazh të fortë tek publiku.
Por, erdhi edhe një mesazh motivues për femrat nga Luana.
Ajo publikoi një pjesë të duetit në rrjetin social Instagram dhe u tha këtë gjë femrave.
“Goca mos harroni sa me shume qe e doni ju veten aq me shume ai do vrapoj pas jush”, shkroi ajo.
Përndryshe, këngëtarja njihet gjithmonë si suportuese e femrave.