Djali i Thaçit dhe i Veselit shihen bashkë me të rinjtë e PDK-së, Krasniqi ka disa fjalë për ta

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka publikuar dy fotografi të djemve të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryekuvendarit, Kadri Veselit, të cilët shihen së bashku me pjesëtarë të Forumit Rinor të PDK-së.

Deputeti Krasniqi u shpreh krenarë me ta.

“Endriti dhe Klestori në mesin e Rinisë së PDK-së, në përfundim të një muaji përplot aktivitete. Krenar sa s’ka”, shkroi Krasniqi.

Thaçi dhe Veseli aktualisht ndodhen në paraburgim në Hagë. Ata bashkë me ish-deputetin Rexhep Selimi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, po akuzohen për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *