Djali i aktorit të njohur pëson aksident me makinë

Djali 10 vjeçar i aktorit të njohur Ben Affleck ka pësuar një aksident të vogël të dielën derisa ishte duke bërë provë makinash.

Ai gjendej në një Lamborghini dhe u përplas me një BMW të bardhë.

Në ato momente Affleck ishte jashtë makinës dhe Jennifer Lopez ishte ulur pas Samuelit në anën e shoferit, shkruan DailyMail.

Një përfaqësues i Affleck tha për TMZ se asgjë nuk ishte dëmtuar dhe të gjitha palët e përfshira ishin mirë pas incidentit.

Samuel është fëmija më i vogël i Affleck me ish-gruan e tij Jennifer Garner. Ish-çifti ka edhe vajzat Violet dhe Seraphina.

Ata u ndanë në vitin 2015 dhe divorci i tyre u finalizua në 2018.

Aktorja aktualisht është në një lidhje me sipërmarrësin John Miller që prej vitit 2018, ndërsa Beni së fundmi u fejua me Jennifer Lopez.

Sa i përket karrierës, u raportua më parë se Ben Affleck aktualisht është duke drejtuar filmin për Nike dhe Michael Jordan, të cilin e kanë shkruar ai dhe partneri i tij aktori, Matt Damon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *