Arbër Lushtaku, djali i Nuredin Lushtakut bashkë me xhaxhain e tij Arif Lushtakun ( vëllai i Nuredin Lushtakut) janë në kërkim nga Policia e Kosovës.
Ata dyshohen për pjesëmarrje në rastin e mbrëmshëm në Skënderaj, ku njëri zyrtar policor ishte plagosur me armë zjarri në këmbë, kurse tjetri ishte lënduar me mjete të forta sipas një njoftimi nga ana e Policisë së Kosovës.
Por, Insajderi dyshon se të dytë janë arratisur në bregdetin shqiptar, gjegjësisht në Shëngjin.