Djali e rrah babanë 71-vjeçar për shkak të pronës

Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, e madje të përfundojnë edhe tragjikisht. Të tilla raste, që goxha shpesh ndodhin mes familjarëve zakonisht nisin me zënka e konflikte verbale, e më pas eskalojnë edhe në përleshje e kanosje serioze, raporton Gazeta Sinjali.

Një konflikt familjar ka ndodhur së fundmi në fshatin Vogovë në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij të moshuar.

Brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari 40-vjeçar e ka rrahur babanë 71-vjeçar, duke e goditur me grushte dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime.

Sipas të njëjtave burime, përplasja mes tyre dyshohet se nisi për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me pronën.

Posa rasti është denoncuar, 40-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ai është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *