Dj i njohur akuzohet se ka kryer marrëdhënie intime me një të mitur

Një grua pretendon se ka kryer disa herë marrëdhënie seksuale me DJ Tim Westwood kur ajo ishte 14 vjeç. Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije shprehet se Westwood ishte në të 30-at në atë kohë dhe e përshkruan atë si një “grabitqar”. Seksi me minorenë është i paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo vjen në vazhdën e një sërë akuzash nga disa gra, të cilët e akuzuan ish-DJ-in e Radio 1 për sjellje seksuale, prekje të padëshiruara, incidente që kanë ndodhur midis viteve 1992 dhe 2017. Ata gjithashtu pretenduan se Dj ka abuzuar me pozitën e tij në industrinë e muzikës.

BBC News dhe Guardian kanë hetuar historitë e 10 grave që bënë rrëfimet tronditëse. Disa prej tyre pretendojnë se janë takuar me Dj kur ishin nën 18 vjeç.

Njëra thotë se ajo ishte vetëm 14 vjeç kur bëri seks për herë të parë me Westwood.

Një tjetër thotë se ishte 16 vjeç kur DJ, i cili ishte në të 40-at në atë kohë, filloi atë që ajo thotë se ishte një marrëdhënie “kontrolluese” me të. Të dyja gratë thonë se marrëdhëniet e tyre ndikuan në shëndetin e tyre mendor. Dy gra të tjera thonë se ishin në mes të adoleshencës kur u sulmuan seksualisht nga Dj.

Ai më parë mohoi me forcë akuzat e shtatë grave që u përfshinë në hetimin fillestar nga BBC News dhe Guardian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *