Ditë pushimi në Kosovë për 28 Nëntor

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se për hir të Festës së 28 Nëntorit, dita e hënë do jetë ditë pushimi.

Më tej, ata bënë të ditur se ky vendim u mor duke u bazuar në ligjin për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, raporton teve1.info.

“Të nderuar/a nënpunës/e të Administratës Publike të Republikës së Kosovës. Duke u bazuar në ligjin Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, ju njoftojmë se për nder të Festës së 28 Nëntorit, dita e hënë 28 nëntor 2022, do të jetë ditë pushimi. Urime 28 Nëntori””, thuhet në njoftimin e tyre.

Kujtojmë se në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë, të dielën, më 27 nëntor, Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të mbajnë një mbledhje të përbashkët në Tiranë.

Në shënim të këtij përvjetori, do të mbahen edhe aktivitete të tjera kulturore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *