Ditë jo të lehta për Derulo-n! Kolegia e akuzon për ngacmim seksual

Ditë të vështira për këngëtarin e njohur Jason Derulo.

Këngëtarja e njohur, Emaza Gibson, ka ngritur së fundmi një padi për ngacmim seksual kundër tij.

Ajo pretendon se këngëtari i ‘R&B’ nënshkroi me të një marrëveshje me qëllimin për të pasur marrëdhënie seksuale.

Këngëtari ka dhënë versionin e tij, pas pretendimeve duke hedhur poshtë akuzat të cilat i ka cilësuar të rreme.

“Unë normalisht nuk do të komentoja, por këto pretendime janë krejtësisht të rreme dhe lënduese. Unë mbështetës këdo që ndjek ëndrrat e tyre. Gjithmonë jam përpjekur ta jetoj jetën time duke shpërndarë pozitivitet dhe kjo është arsyeja pse ulem këtu para jush thellësisht i ofenduar, nga këto pretendime shpifëse”.

Muzikantja, e cila e reklamon veten si aktiviste në “Instagram”, pretendon se Derulo bëri disa veprime të pahijshme pasi filluan të punonin së bashku. Ajo dyshohet se u takua me këngëtarin e “Talk Dirty” në gusht 2021, ku ai thuhet se i kërkoi asaj të krijonte një ‘mixtape’ në katër muaj dhe një album.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *