Dita e dashurisë, Armaldo Kllogjeri merr surprizën speciale në shtëpinë e “BBV” nga bashkëshortja e tij

Ka qenë një “Shën Valentin” vërtetë special për banorët në shtëpinë e “Big Brother”, të cilët përveç puthjeve e dedikimeve që i kanë dhuruar njëri-tjetrit, kanë marrë dhe surpriza nga “gjysmat” e tyre që i kanë jashtë. 

Kështu, pas Oltës, ka qenë radha e Maestro Armaldo Kllogjerit për t’u surprizuar pasditen e sotme, teksa bashkëshortja e tij ka gjetur mënyrën e duhur si t’ja bëj këtë 14 shkurt sa më special. 

Përveç trëndafilave, Kllogjeri ka mundur të shohë një eko të vajzës së tij që pritet të vijë në jetë, gjininë e së cilës e zbuloi pikërish në “BBV” dhe po ashtu ka marrë një letër nga bashkëshortja që duket se e ka emocionuar jo pak. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *