Disa qytetarë serbë grumbullohen te objekti i Policisë së Kosovës në Veri

Para Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore janë mbledhur një grup qytetarësh të komunitetit serb.

Siç raporton kjo media, disa qytetarë nuk e dinë se pse janë grumbulluar.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende detaje për këtë grumbullim qytetarësh para Stacionit të Policisë.

Rruga është e hapur për qarkullim, pasi ishte bllokuar për një kohë të shkurtër në pjesën e poshtme nga një mjet civil.

Aty gjenden edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, për ta monitoruar situatën.

Nuk dihet cila është arsyeja e këtij grumbullimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *