Një grua nga Gjakova, në fshatin Raçë ka përjetuar tmerrin të dielën.
Ajo është rrahur nga burri i saj dhe është përzën nga shtëpia, shkruan Neutral.al
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gruaja që e njoftoi Policinë për këtë rast të dhunës në familje ka deklaruar se i dyshuari S.Gj., përveç që e ka rrahur, edhe e ka kërcënuar me fjalët “dil prej shpisë se të vras, kurrë për jetë këtu s’ki me kanë ma”, duke i shkaktuar kështu frikë e shqetësim.
E shokuar për situatën që ndodhi dhe e frikësuar nga e keqja që mund t’i ndodhte asaj, viktima e njoftoi Policinë. Si rezultat i raportimit të rastit, Policia është vënë në veprim dhe ka arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor të dyshuarin.
Prokuroria ka filluar hetimet ndaj të dyshuarit, kurse gruaja është dërguar në strehimore./Neutral.al/